Dj PM u fut në shtëpinë e “Big Brother” së bashku me shokun e tij të ngushtë Arbrin (Dj Dagz). Ata u larguan të dy nga shtëpia por më pas, Dj Dagz duke respektuar vendimin e publikut vendosi të rikthehej.
Të shumtë ishin ata njerëz në rrjete sociale që e quajtën “tradhti” ndaj Dj PM, rikthimin e Dagz në “Big Brother”, pasi sipas tyre duhej që edhe ai të dilte.
Por Pajtimi iu është përgjigjur të gjithëve, duke dhënë një mesazh shumë të bukur për Dagz.
“Biri jem t’du shumë, i miss you too, po shihemi shumë shpejt. deri ne vdekje ItsPmtodheDagznow”, ka shkruar Dj PM.
Arbri ia ka ndjerë pa fund mungesën në shtëpi, madje kishte bërë një bluzë me një dedikim për të dhe e kishte vendosur në oborr.
Ata të dy edhe gjatë natës së mbrëmshme të spektaklit shprehën mallin e madh për njëri-tjetrin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.