×
  • Show Time
  • Show Time

    E refuzoi ftesën për punë në Top Channel, Heidi zbulon arsyen

    Reporteri
    05 Korrik 2024 | 8:05

    Prej kohësh në rrjet po qarkullonte lajmi se pas Big Brother Vip Albania,  moderatori Ed Manushi i ofroi Heidit t’i bashkohej grupit të “Top Arena”, ndërsa kjo e fundit e refuzoi.

    Ndonëse nuk pati asnjë reagim nga askush, kjo ishte e vërtetë dhe arsyen se përse, Heidi e tregoi.

    “Pse ti e refuzove… se këtu më mbytëm mediat atëherë… ’Heidi i thotë jo Manushit’ titujt, u kënaq gjithë dynjaja”,u shpreh Manushi.

    “Unë e vlerësoj shumë, por erdhi shumë shpejt oferta. Kisha nevoje të qartësohesha sepse mua jeta pas kësaj eksperience më ka ndryshuar 3 herë. Kisha nevojë të merrja kohën time, pastaj kemi ca projekte të tjera unë me Romeon.Unë i bëj gjërat me qejf, jo për diçka tjetër dhe ndaj më duhej kohë. Nuk isha gati”, ka thënë Heidi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!