×
  • Show Time
  • Show Time

    E shpallën të vdekur, reagon Gold AG: Jam gjallë, unë nuk ua dëshiroj vdekjen

    Reporteri
    19 Nëntor 2020 | 8:35

    Gold AG, reperi i njohur nga Presheva, është përballur së fundmi me diçka jo shumë të këndshme.


    Dikush e shpalli atë të vdekur përmes rrjeteve sociale, dhe për këtë rast erdhi edhe reagimi i reperit shqiptar.

    Gold AG shkruan në InstaStory se disa llogari të rreme kanë përhapur lajmin e vdekjes së tij, por ai është shëndoshë e mirë.

    “Vëllezër e motra jam gjallë. E pash që disa fëmijë me profile fake kanë komentuar duke shprehur ngushëllime kinse paskam ndërruar jetë. Asaj rruge jemi të gjithë por për like e klikime sot bëhet edhe kjo punë. Uroj të jeni mirë të gjithë, e  ju që më keni shpallur të vdekur unë nuk ua dëshiroj vdekjen, por jetofshi gjatë e Zoti udhëzoft pa dallim”, ka shkruar Golad AG.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!