×
  • Show Time
  • Show Time

    E vetëizoluar në Barcelonë, modelja shqiptare tregon momentin e frikshëm që përjetoi

    Reporteri
    25 Mars 2020 | 8:25

    Spanja renditet e dyta në Evropë, pas Italisë për numrin e vdekshmërisë nga Koronavirusi.


    Modelja, Aurela Hoxha në një lidhje Skype nga Barcelona për emisionin “Rudina” në Tv Klan ka treguar se përpara se të shkonte në Barcelonë, ajo kishte qenë në Milano ku situata ishte disi e rënduar dhe frika ishte e madhe.

    “Unë isha në Milano pikërisht në ditët kur filloi e gjitha kjo. Frika më e madhe ishte kur u dëgjuan edhe rastet e para, sidomos nga ne që ishim turista, ishte një situatë disi e rënduar dhe realisht të gjithë ne kaluam një frikë të madhe. Më pas u ktheva në Barcelonë, ku më priste dhe familja ime sepse në 27 Shkurt ishte dhe ditëlindja ime”.

    “Realisht në Spanjë nuk po ndihej situata dhe aq e rënduar, njerëzit vazhdonin çdo gjë normalisht. Vetëm para një jave ka filluar që njerëzit janë mbyllur dhe është pezulluar çdo gjë”, tha Aurela.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!