Pak ditë më parë, Dukesha e Sussex Meghan Markle dhe Princ Harry, u bënë pjesë e premierës së filmit “The Lion King”.
Gjatë kësaj dalje publike, çifti mbretëror takoi edhe shumë personazhe të njohur, mes tyre edhe artistin Pharrell William.
Gjatë këtij takimi, Meghan dhe Pharrell bënë një bisedë të shkurtër, dhe videoja e tyre është bërë menjëherë virale në internet.
“Jam shumë i lumtur për ribashkimin tuaj. Dashuria është e mrekullueshme. Dashuria është e bukur. Mos e merr të garantuar. Por se çfarë do të thotë me klimën e sotme… Thjesht doja t’u thosha se e juaja është shumë domethënëse për të gjithë ne, ju përgëzojmë vërtet”, dëgjohet t’i thotë Pharell Meghanit, transmeton panorama.
Dukeshës duket se i kanë pëlqyer këto fjalë, edhe pse ka dhënë një përgjigje për diçka që e shqetëson prej kohësh.
“Oh shumë faleminderit, por ata nuk na e bëjnë aspak të lehtë”, shprehet Meghan, duke mos përmendur asnjë emër, por mediat e huaja shkruajnë se kuptohet se e ka me ta, të cilat e vëzhgojnë 24 orë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.