Një pyetje e Sarës dhe Einxhelit ka nxitur debat të ashpër mes Big Mamës dhe Antonelës në Big Brother VIP.
Sara dhe Einxhel i janë drejtuar banorëve duke i pyetur nëse janë dakord që për festa të organizojnë “Secret Santa”, me paratë e buxhetit të javës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Por, këtë gjë e ka kundërshtuar Antonela e cila u shpreh se nuk kanë buke për të ngrënë, kështu që nuk kanë pse e bëjnë këtë lojë.
Këtu ndërhyn edhe Big Mama e cila thotë se Antonela duhej ta kishte marrë parasysh para se të futej për problemet që ka me ushqimin (duke qenë se Antonela është intolerante në laktozë).
Kjo gjë ka nervozuar Antonelën, ku dha kanë filluar me tone më të ashpëra të debatojnë.
“Ec baju, ti nuk përzihesh dot se çfarë të bëjmë, plas, plas, baju, nëse nuk ke probleme me ushqime është dashur ta marrësh parasysh”, i drejtohet Big Mama, derisa Antonela i thotë se asaj nuk i takon aspak të përzihet në atë që thotë ajo./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.