Ed Sheeran, Dua Lipa dhe Sam Smith janë në mesin e fituesve të mëdhenj në Nordoff Robbins O2 Silver Clef Awards 2019 në Londër, ditë më parë.
Këngëtari i “Perfect” e mori çmimin për Outstanding Contribution (Kontribut të jashtëzakonshëm), ndërsa Sam atë të Best Male, kurse Dua për Best Female në ceremoninë në Grosvenor House, shkruan KOHA Ditore.
Mabel, The Black Eyed Peas, The Chemical Brothers dhe Years & Years ishin po ashtu mes atyre që u nderuan me çmimet të cilat janë mirënjohje për artistët dhe muzikantët britanikë, të cilët grumbullojnë para për Nordoff Robbins, një bamirësi që ofron terapi muzikore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.