×
  • Show Time
  • Show Time

    Ed Sheeran zbulon se dikur mendonte se ishte homoseksual: Unë kam një anë të madhe femërore

    Reporteri
    02 Nëntor 2021 | 15:51

    Ed Sheeran ka zbuluar se kishte dyshime mbi seksualitetin e tij, kur ishte fëmijë dhe ‘mendonte se ishte homoseksual’.

    Këngëtari i Bad Habits, është i martuar me të dashurën e fëmijërisë, Cherry Seaborn dhe kanë një vajzë 15-muajshe, Lyra.

    Megjithatë, Ed ka thënë se ka qenë i bindur se tërhiqej nga meshkujt, pasi i pëlqenin të ashtuquajturat aktivitete ‘femërore’, si ndjekja e muzikaleve dhe dëgjimi i muzikës pop.

    Duke folur në podkastin holandez ‘Man’, këngëtari zbuloi: “Unë kam një anë të caktuar femërore, deri në atë pikë sa kur isha fëmijë mendova se isha homoseksual për pak.

    “Patjetër që e kam një anë të madhe femërore. Unë e dua teatrin muzikor, e dua muzikën pop, e dua Britney Spears.’

    Ai shtoi: “Ana ime mashkullore ndoshta ndalet në pirjen e birrës dhe ndjekjen e futbollit”.

    “Unë nuk jam djalë i makinave. Më pëlqen të kem një makinë të bukur, por nuk jam tip makinash.’

    Duket se është hera e parë që këngëtari ka zbuluar publikisht dyshimet e tij të mëparshme për seksualitetin.

    Në një moment tjetër në podcast, Ed, ndau një këshillë për krijimin e një familjeje dhe u tha drejtuesve të podcast-it që të mos prisnin gjatë për të lindur një fëmijë, pasi ai dhe Cherry kaluan një sfidë, duke u përpjekur, derisa Cherry mbeti shtatzënë.

    Ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë, vajzën Lyra, në gusht të 2020-ës, më shumë se dy vjet pasi çifti u martua në fshehtësi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!