Zyra e Prokurorit të Specializuar dje ngriti aktakuzë për Presidentin Hashim Thaçit dhe liderin e PDK-së.
Përveç reagimeve të shumta nga politika, shoqëria civile, kanë reaguar edhe estrada kosovare.
Këngëtari Sabri Fejzullahu ndau në Instagram një foto me Thaçin e Veselin.
“Përjetësisht jemi me ju çlirimtarë”, ka shkruar Fejzullahu.
Edhe reperi i njohur, Gold AG, ka të lansuar shumë këngë kushtuar UÇK-së.
“Thuaj çka të duash nëse paske çka me thonë. Veç jo për UÇK-në deri n’qershorin 99”, ka shkruar Gold AG në mbishkrimin e fotografisë, ku shihen tri figurat e njohura në një montazh, ajo e Adem Jasharit, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Ka reaguar edhe Leonora Jakupi që gjatë luftës i këndoi Drenicës.
“Me ju përjetësisht”, ka shkruar ajo.
Reperi i njohur, Mozzik, ka postuar një fotografi në InstaStoryn e tij me Kadri Veselin, duke thënë se është përjetë me të.
“O baca Lul, po ata që gëzohen sot që të paska ftuar Gjykata Speciale po ata nuk janë shqiptarë more! O përherë me ty o komandant ama bash gjithë jetën me ty! Shkofsh e u kthefshi faqebardhë. Nuk ka b*r nane që dënon luftën e pastërt të UÇK-së! Respekt për çlirimtarët”, ka shkruar Mozzik.