Reperi Ledri Vula i cili njihet si një nga reperët më të mirë shqiptar, do të performojë në festivalin e madh ‘Sunny Hill’ që pritet të mbahet nga 2 deri më 4 gusht.
E teksa ky festival ka marrë një jehonë të madhe kjo edhe për shkak të emrave të mëdhenjë botëror që pritet të performojnë, Ledri Vula ka një paralajmërim për publikun.
Mirëpo, çka bie në sy, është që këtë porosi e ka bërë nga foltorja e Kuvendit të Kosovës.
“Të nderuar qytetarë, ju lus që ta kurseni zërin dhe energjinë, me datën 3 gusht në ‘Sunny Hill’ do ta djegim atmosferën, i juaji Ledri Vula”, ka thënë reperi.
Kujtojmë që ditën e dytë të festivalit pritet të performojë edhe Ledri Vula.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.