Dua Lipa po pushton titujt e mediave këto ditë.
Portali serb Telegraf.rs, ka shkruar për prezencën e Dua Lipës në netët e festivalit Sunny Hill, duke u fokusuar në flamurin kombëtar të cilin këngëtarja shqiptare e mbante në duar dhe vallëzoi me të, përcjell Klan Kosova.
Shkrimi nis kështu:
Këngëtarja britanike me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ishte një nga yjet e festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë.
Ajo nuk e fshehu lumturinë dhe kjo dukej në videot e postuara nga ajo.
Konkretisht, Dua së pari bëri shqiponjën duke simbolizuar “Shqipërinë e Madhe” gjë që i kënaqi fansat e saj në Prishtinë.
Më pas ajo ngriti flamurin e Shqipërisë dhe kërceu vallen që është shumë e njohur për shqiptarët e Kosovës.
“Një natë duhet të ngrihesh dhe të tregohesh sa shqiptar je”, ka shkruar këngëtarja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.