×
  • Show Time
  • Show Time

    “Edhe nëse do të shkoja në finale, do të dilja e fundit”, Ronela Hajati reagon pas dështimit në Eurovision

    Reporteri
    11 Maj 2022 | 8:34

    Këngëtarja Ronela Hajati hapi dje natën e parë gjysmëfinale të Eurovision 2022 me këngën ‘Sekret’, por nuk arriti dot të siguronte finalen.

    Në një reagim në rrjetin social Intagram, këngëtarja Hajati ka thënë se ajo e ka fituar ‘Eurovisionin e saj’ pasi ka fituar dashurinë e publikut dhe sipas saj publiku ka gjithmonë të drejtë.

    “Edhe nëse do të isha në finale do të kisha qenë e fundit, e di. Por dashuria që kam marrë është e madhe. Fitova Eurovisionin sepse fitova pubikun dhe publiku ka gjithnjë të drejtë. Ju dua!”, shkruan Ronela.

    Mbrëmjen e djeshme kanë shkuar në finale 10 vende: Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia dhe Holanda, ndërsa sa i takon Francës, Anglisë, Gjermanisë dhe Spanjës, shkojnë automaikisht në finalen e madhe të Eurovision.

    Më 12 maj do të mbahet nata e dytë gjysmëfinale, ku do të zbulohen dhe finalistët e tjerë. Finalja e madhe do të mbahet më 14 maj në stadiumin ‘Pala Olimpico’ në Torino të Italisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!