Çifti shumë i dashur për publikun, Shawn Mendes dhe Camila Cabello janë ndarë pas dy vitesh lidhje. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë ata, me anë të një statusi në rrjete sociale.
Camila dhe Shawn kanë deklaruar se do vazhdojnë të jenë miq të mirë, ndonëse kanë vendosur t’i japin fund lidhjes romantike.
“Ne kemi vendosur t’i japim fund lidhjes tonë romantike, por dashuria jonë për njëri-tjetrin është më e fortë se kurrë. Ne e filluam lidhjen tonë si miq të ngushtë dhe do vazhdojmë të jemi të tillë. Ne e vlerësojmë mbështetjen tuaj që nga fillimi dhe ecim përpara. Camila dhe Shawn”, shkruhet në postimin e dyshes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.