Që në seritë e para të fenomenit “La Casa de Papel”, Profesori (karakteri i luajtur nga Álvaro Morte) ua bëri të qartë personazheve që do të quheshin sipas emrit të një qyteti. Kështu, të gjithë u mësuam me Tokion, Nairobin, Rion, Berlinin, Denverin, Helsinkin, Palermon, Oslon etj. Po Profesori?
Edhe karakteri i Álvaro Morte-s, i njohur si Sergio Marquina (Profesori) e ka një emër qyteti, ndonëse jo zyrtarisht. Aktori u shpreh për Rappler:
“Koncepti që ky qytet përfaqëson i përshtatet Profesorit [si karakter], por duhet të heqim përbërësit fetarë. Mendoj se do të quhej Vatican City. Vatikani është një qytet-shtet. Shumë i vogël. Por ashtu si Profesori, është gjithnjë i mbrojtur dhe në të njëjtën kohë, ka fuqi në mbarë botën.”
Për sa i përket vendosjes së emrave, fillimisht u propozua që personazhet të kishin emra planetësh.
Për fat të mirë, kjo ide u hodh poshtë. Ideja për emra qytetesh lindi krejt papritur.
Një ditë, krijuesi Álex Pina mbante veshur një bluzë ku shkruhej Tokyo. Kaq u desh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.