Reperja Tayna ka disa ditë që është duke paralajmëruar këngë të re pak para fillimit të korrikut.
Reperja vazhdimisht ka bërë fotografi, disa prej të cilave janë bërë edhe nga vendi i ngjarjes.
Për një këngë të re të Taynas ka paralajmëruar edhe producenti i saj Cricket me disa postime të tij në Instagram, e njëjtë edhe menaxheri i saj, Rinor Hykolli.
Kurse sot ajo ka postuar disa fotografi ku ekspozon belin e saj dhe këmbët derisa poshtë fotografisë ka shkruar.
“Gjithë bohet cka/qysh/kur un du”.
Kujtojmë se Tayna kishte publikuar edhe një këngë gjatë pandemisë, me titull “A jo”, këngë e cila ka marrë më shumë se 5.2 milionë klikime në youtube.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.