×
  • Show Time
  • Show Time

    Edona Llalloshi reagon pasi iu bashkua Vetëvendosjes, tregon cili do të jetë fokusi i saj në politikë

    Reporteri
    13 Dhjetor 2024 | 8:53

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Edona Llalloshi, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje dhe do të jetë kandidate për deputete në zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Emri i Edonës tashmë është pjesë e listës së kandidatëve të kësaj partie, ku ajo do të mbajë numrin 19.

    Në postimin e saj në Instagram, Edona ka thënë se e ka marrë këtë hap për të kontribuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe adresimin e çështjeve të rëndësishme shoqërore.

    “Të dashur qytetarë të vendit tim, publiku im i çmuar, familjarë të dashur, Me kënaqësi dua të ndaj me ju vendimin tim për të kandiduar si Deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke u bërë pjesë e listës Lëvizja Vetëvendosje”, shkroi ajo.

    Ajo theksoi se qëllimi i saj është të krijojë politika që reflektojnë nevojat reale të të gjitha komuniteteve në Kosovë, duke përfshirë çështje si barazia gjinore, dhuna në familje dhe promovimi i kulturës.

    “Besoj fuqishëm se mund të krijojmë politika të cilat reflektojnë nevojat reale të të gjitha komuniteteve në Kosovë. Përkushtimi im do të jetë adresimi i çështjeve që kanë të bëjnë me barazinë gjinore, dhunën në familje, kulturën dhe jo vetëm”, shkroi ndër të tjerash Edona.

    Edona, e njohur për karrierën e saj të gjatë dhe të suksesshme në muzikë, ka fituar zemrat e publikut si një ambasadore e kulturës shqiptare, dhe tani synon ta shfrytëzojë këtë përvojë për të ndihmuar në ndërtimin e një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!