Sot është një ditë e veçantë për këngëtaren e njohur kosovare, Edona Llalloshi.
Edona sot feston ditëlindjen, me këtë rast ajo në Instagram ka publikuar një fotografi teksa ka shkruar se nuk e tregon moshën.
“26.07. Datëlindja ime! Vitin nuk po ua tregoj. Si mendoni. sa vite mbushi sot? Ju Dua”, ka shkruar Edona.
Por, Edona sot mbush 43 vjet. Edona Llalloshi ka dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë, Doa-n dhe Nur-in.
Edona e cila është me prejardhje nga Prishtina dhe ka studiuar në Fakultetin e Arteve, drejtimi muzikë, numëron hite të shumta, ajo deri më tani ka publikuar mbi 165 këngë dhe mbi 11 albume.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.