×
  • Show Time
  • Show Time

    Efi flet për marrëdhënien që ka me Luizin dhe Oltën

    Reporteri
    19 Nëntor 2023 | 13:09

    Finalistja e Big Brother VIP Albania 2, Efi Dhedhes ishte ndër ish-banoret më të komentuara.

    Ajo mbetet e tillë, ndonëse për një kohë ka qëndruar larg qendrës së vëmendjes dhe paraqitjeve televizive.

    Por, së fundmi ajo ishte e ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ku edhe foli për marrëdhëniet që aktualisht ka me dy ish-banorët e tjetër të BBVA, Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari.

    Efi u shpreh se tani që kanë kaluar muaj nga përfundim i edicionit të dytë të BBVA, ajo nuk kanë asnjë kontakt me dyshen e lartpërmendur.

    “Nuk është më qefjmbetje, rrugët tona thjesht u ndan, secili ka marr drejtimin e vet edhe kaq, nuk asnjë lloj emocion ndaj tyre, as negativ as pozitiv”, u shpreh Efi.

    Tuje, në media rozë prej javësh qarkullojnë raportime se Luiz dhe partnerja e tij Kiara Tito po bëhen prindër për herë të parë, ndonëse një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga çifti.

    Efi tha se nuk e di nëse ky lajm është i vërtetë, por nëse është atëherë ajo do të uroj dyshen.

    “Nuk e di nëse është e vërtetë, nëse e marr vesh që është e vërtetë do e uroj me gjithë zemër, është një gjë shumë e bukur dhe më bëhet shumë qejfi për ta”, tha ajo.

    Kujtojmë që Efi ishte në mesin e finalistëve të BBVA bashkë me Luizin që u shpall fitues dhe dy finalistët e tjetër Kristin dhe Deamichel.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!