×
  • Show Time
  • Show Time

    Egla Ceno futet në Big Brother VIP, Gjesti shkon dhe e përqafon, ani pse nuk lejohej

    Reporteri
    12 Mars 2025 | 15:18

    Këtë mëngjes, në shtëpinë e “Big Brother VIP”, për banorët ka nisur një sfidë: Ata nuk duhet të reagojnë ndaj të papriturave që do t’u sjellë Vëllai i Madh.

    Si pjesë e kësaj sfide, në shtëpi hyri fituesja e “Big Brother VIP 3”, që iu afrua Laertit dhe e puthi në buzë, ndërsa banori u përpoq të mos reagonte.

    Pasi bëri një shëtitje në ambientet e shtëpisë, Egla po përgatitej edhe për t’u futur në vaksë, por aty Gjesti shkoi dhe e përqafoi e u largua.

    Më pas, ish fituesja e BB VIP Albania, u fut në vaskë dhe po bënte batuta me banorët e tjerë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!