Pak minuta para publikimit, Luana Vjollca e ka anuluar këngën e katërt të projektit “Thuaje” që i dedikohet njeriut të saj të jetës.
“A me ra” mban titullin ky projekt që ishte planifikuar të publikohej ditën e sotme bashkë me rrëfimin.
Ndonëse nga fillimi ishte përmendur se i dedikohet njeriut të saj të jetës, deri më tani nuk u njoftua publikisht se kush është ky person që i dedikohet projekti “A Me Ra”.
Gazeta Online Reporteri.net ka mësuar ekskluzivisht se fjala është për nënën e këngëtares dhe moderatores së njohur nga Shqipëria.
Kënga dhe rrëfimi i radhës në “Thuaje” i dedikohet nënës së Luanës, e cila i rriti katër motrat Vjollca, nën vështirësitë e jetës pas vdekjes së bashkëshortit të saj, gjegjësisht babait të yllit shqiptar.
E pikërisht për shkak të ndjeshmërisë dhe përjetimeve të trishta personale, Luana e ka anuluar pak minuta para se ta publikojë projektin në fjalë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Më falni kam nevojë për më shumë kohë”, ka shkruar Luana në Instagramin e saj.
Luana ka qenë gjithmonë e mbyllur sa i përket jetës private dhe për herë të parë përmes “Thuaje” ka ndarë histori personale që kanë shërbyer si mesazh për shumë vajza dhe gra shqiptare. /Reporteri.net/.