×
  • Show Time
  • Show Time

    Ekspertiza mjeko-ligjore e konfirmon: Elia Zaharia ka shenja në duar dhe krah

    Reporteri
    06 Mars 2024 | 17:23

    Ekspertiza mjeko-ligjore ka konfirmuar shenjat e dhunës në trupin e Elia Zaharias.

    Sipas aktekspertizës, shenjat janë konstatuar në duar dhe krah.

    Mbrëmjen e djeshme, Princ Leka dhe Elia Zaharia, që janë në proces divorci, denoncuan njëri-tjetrin për dhunë në Polici.

    Gjithçka ka nisur kur Princ Leka ka shkuar të takojë të bijën në shtëpinë e tij, ku jeton bashkë me të ëmën, Elia Zaharia. Siç rrëfen Princ Leka në dëshminë e tij, në ato momente vajza e mitur ka qenë me Gjergj Zaharinë, ish-vjehrri i tij, i cili po kujdesej për mbesën, pasi Elia nuk ndodhej në banesë.

    Këtë takim të dy e përshkruajnë të dhunshëm, teksa Princi pretendon se është dhunuar nga Gjergj Zaharia, ndërsa ky i fundit ka thënë se është i moshuar dhe s’mund të dhunojë askënd.

    Madje, në dëshminë e tij, Princ Leka pretendon se është dhunuar me sende të forta si statuja e drurit, ndërsa thotë se ish-vjehrri i ka grisur edhe xhupin në sy të vajzës. Ai thotë se sherri nisi nga ana e Gjergj Zaharia që “ka filluar me fjale fyese e kërcënuese në drejtimin tim duke më thënë t’i duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua”./TCh

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!