Sara është banorja e cila u eliminua nga votat e publikut. Ajo qysh në fillim kishte patur debate të shumta me banorët e shtëpisë, teksa tha se i vjen keq që nuk arriti ta tregojë veten e saj të vërtetë.
Megjithatë ajo do ta ketë edhe një shancë ta bëjë këtë për shkak se i qëlloi bileta e kthimit.
“Zoti mua po më jep një shans të dytë”, tha ajo teksa tregoi se kishte biletë kthimi.
Sara kishte filluar të krijonte afirmimet me Bardhin, i cili u pa i mërzitur nga largimi i saj.
Për afrimin e saj me Bardhin ajo u pa me sy skeptik nga banorët e tjerë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.