×
  • Show Time
  • Show Time

    Elita 5 rikthehen së shpejti me emision televiziv ku do të interpretohen hitet e tyre

    Reporteri
    12 Mars 2021 | 15:45

    Rock-grupi i njohur shqiptar, Elita 5, duket se kanë vendosur që së fundmi të rikthehen për publikun me diçka të re.


    Ashtu siç kanë raportuar, javë më parë, Gazeta Online ‘Reporteri.net’ dhe Emisioni “SHOW TIME” grupi Elita 5 janë në përgatitje e sipër të një projekti të ri të tyre, krejt ndryshe nga ato që i kemi parë. 

    Fjala është për një emision televiziv, “Elita 5 me Miq“, që do të transmetohet së shpejti në ekranet tona, në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by ELITA 5 me Miq (@elita5memiq)

    Një emision televiziv, që do të zgjasë disa javë, e që për temë do të ketë hitet e pavdekshme të rock-grupit shqiptar.

    Elita 5 do të sjellin çdo javë në skenën e emisionit, interpretues të ndryshëm, fytyra publike të dashura për shqiptarët, që do të këndojnë live këngët më të suksesshme të grupit nga Tetova.

    Jave në vazhdon do të shpalosen edhe detajet e reja rreth këtij projekti, partner medial i të cilit është Gazeta Online ‘Reporteri.net’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!