×
  • Show Time
  • Show Time

    Elita rrëfen takimin e parë me Gjikon: Zgjati 8 orë, më bleu një ngjyrë flokësh si dhuratë të parë

    Reporteri
    03 Tetor 2020 | 16:50

    Prezantuesja e njohur, Elita Rudi, ka qenë së fundmi e ftuar në një nga kronikat e emisionit “Prive”.


    Mes shumë të pathënave, ajo rrëfeu edhe për takimin e parë me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko.

    Elita tha se takimi i tyre i parë kishte ndodhur në vitin 2016, kur ajo shkoi për ta intervistuar atë në prapaskenat e një koncerti.

    Ajo madje theksoi se takimi i parë mes tyre kishte zgjatur plot tetë orë!

    “Në fillim nuk doja ta takoja, e kam shtyrë disa herë takimin, thoja ‘Jo nuk dua ta takoja’. Nuk mendoja se do më jepte atë energji që më dha. Në takimin e parë kemi mbetëm 8 orë bashkë”, ka thënë Elita.

    Prezantuesja gjithashtu i befasoi të gjithë kur tregoi se dhurata e parë për të nga Gjiko ishte një ngjyrë e flokëve, me dëshirën e tij që ajo të kthehej në brunem, sepse nuk i pëlqente kur ishte bionde.

    Tani ata janë prindër të një djali të quajtur Zëri, ndërsa janë në pritje edhe të një vajze që pritet të vijë shumë shpejt në jetë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!