×
  • Show Time
  • Show Time

    Elseid Hysaj “sfidon” Cristiano Ronaldon

    Reporteri
    27 Qershor 2021 | 10:51

    Cristiano Ronaldo është një nga sportistët më të pasur në botë, i cili nuk kursehet aspak sa i përket shpenzimeve për makina të shtrenjta.


    Në këtë drejtim, ylli portugez duket se ka një “rival të fortë” dhe ai është Elseid Hysaj, një tjetër futbollist i apasionuar pas makinave të shpejta dhe të shtrenjta. Pak kohë më parë, mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit bëri të ditur se ka blerë një Lamborghini, ndërsa në garazhin e tij është edhe një Mercedes Benz GLE.

    Ndërkohë, një ditë më parë, Hysaj ka postuar një foto në Instagram me një Ferrari, edhe pse është e paqartë nëse është makina e tij e re.

    Aktualisht, Hysaj është me pushime dhe në pritje për të mësuar se cili do të jetë ekipi i tij i ardhshëm se ku do të vijojë karrierën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!