Mbrëmë është zhvilluar pasarela e dizajnerit Valdrin Sahiti, ku ai prezantoi edhe koleksionin e tij më të ri.
Ishte një numër i madh i mediave dhe personave që e përcollën këtë ngjarje.
Ndërsa në mesin e shumë fytyrave publike në këtë event, ishte edhe këngëtarja Elvana Gjata.
Një fustan të zi dhe të mbuluar me gurë bënte qe këngëtarja të shfaqej mjaft elegante dhe tërheqëse.
Kujtojmë se kjo mbrëmje ishte e përgatitur deri në detajin më të vogël.
Të pranishmit gjithashtu u përkujdesen edhe për pamjen, që të dukeshin sa më të përsosur, por që padyshim Elvana shkëlqeu ndryshe nga të gjithë./Lajmi.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.