Ajo së fundi mori pjesë në festivalin e Këngës “Fest 58” me këngën “Me tana”, me të cilën zuri pozitën e dytë, duke humbur mundësinë për të përfaqësuar Shqipërinë në festivalin “Eurovision”.
Bëhet fjalë për këngëtaren Elvana Gjata, e cila këto ditë ka zgjedhur të relaksohet në Islandë, ku ka shijuar skijimin në një nga qendrat më të bukura turistike atje, Reykajvik.
Eksperiencën në skijim Elvana e ka quajtur si një nga përvojat më të çmendura që ka përjetuar atje.
Këngëtarja nga Shqipëria krahas videos, ka ndarë me adhuruesit e saj edhe fotografi nga atje. E veshur në kostum blu, dhe një motor skjimi pranë, Elvana duke plotë sharmë.
Ndërkohë, kujtojmë që Elvana pas pjesëmarrjes në Festivalin e Këngës, ka udhëtuar drejt Losa Anxhelosit, ku edhe ka nisur punën për projekte të reja muzikore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.