Mbrëmjen e djeshme, Sindi bëri një mini-intervistë me ndjekësit e shumtë, të cilët ishin shumë kuriozë që të dinin sa më shumë detaje rreth saj.
E sigurisht që nuk munguan pyetjet në lidhje me emisionin “Për’puthen” ku ajo është pjesë.
Madje dikush i shkruante: ““Sindi kanë qarkulluar lajmet që je në lidhje me Locon, a është e vërtetë? Të lutem një përgjigje”.
“A di gjë ti Loco? Se na bënë të lidhur këta”, përgjigjet me sportivitet Sindi, teksa etiketon edhe Elvisin.
Ndërkohë ky i fundit e ka ripostuar këtë në “Instastory”-n e tij ku shkruan: “S’më kanë thënë gjë akoma. Pres ta marre vesh nga portalet. Ishalla s’më dalin fotot me Atdheun se na kanë fiksim”.
Duket se Loco vijon të ironizojë situatën e krijuar nga fotografitë ku Tea shfaqet duke u puthur me Beartin, edhe pse ajo doli nga programi së bashku me Andin.
“Se kisha menduar kurrë që do falënderoj publikisht Tean që zgjodhi Andin, por ai moment erdhi…” , shkruante Elvisi në një postim në “Instastory” mbrëmjen e djeshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.