×
  • Show Time
  • -->
    Show Time

    Emina Çunmulaj e pakënaqur me Amerikën e udhëhequr nga Biden: Shijojeni presidentin të cilin unë nuk e votova

    Reporteri
    16 Maj 2022 | 11:33

    Modelja e njohur shqiptare e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Emina Çunmulaj, duket se është e pakënaqur me situatën aktuale në Amerikë.

    Kjo pasi këto ditë, kontinenti amerikan po përballet me mungesë të ‘baby formula’ – që në ShBA njihet si qumësht i parë, një ushqim i prodhuar dhe i projektuar për ushqyerjen e foshnjave dhe foshnjave nën 12 muajsh, i përgatitur zakonisht për ushqyerje me shishe ose filxhan.

    Ajo bëri një reagim në rrjetin social Instagram, duke fajësuar për mungesën e këtij produkti në treg Shtëpnë e Bardhë, gjegjësisht kontinentin e udhëhequr nga presidenti aktual Joe Biden.

    “Unë ndjehem e sëmurë në stomakun tim. Kjo është Amerika me presidentin të cilin unë nuk e kam votuar për të. Faleminderit për votimin, shijoni presidentin tuaj”, shkroi fillimisht modelja shqiptare.

    Tutje, duke përmendur mungesën e këtij produkti esencial në Amerikë, Çunmulaj thumboi edhe miliarderin Bill Gates, duke shtruar pyetjen se pse investimet e tij të fundit lidhen me këtë lëmi, transmeton telegrafi.

    “Dhe pse Bill Gates është duke investuar në prodhimin e ‘baby formula’”, shkroi Emina në InstaStory, duke e quajtur të turpshme atë se çfarë po ndodh.

    Kështu modelja shqiptare la të kuptohet se nuk ka qenë një përkrahëse e Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, por rivalit të tij politik, ish-presidentit Donald Trump – me të cilin edhe ka pasur rastin të takohet personalishy.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!