Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, vazhdon të jetë emër mjaft i komentuar në shtypin rozë.
Bukuroshja, e cila së fundmi ka udhëtuar për në Massachusetts, tregon se ka marrë masa mbrojtëse ndaj koronavirusit apo siç njihet ndryshe edhe si sëmundja e frymëmarrjes.
Ajo në llogarinë e saj, Instagram, ka publikuar disa fotografi e video nga aeroporti duke treguar më shumë rreth gjendjes atje.
Shumica e rasteve me koronavirus janë raportuar në Kinë.
Sipas raportimeve, të paktën 723 njerëz kanë vdekur dhe ka pasur të paktën rreth 34 mijë raste të konfirmuara në 25 vende të botës që nga koha kur ka shpërthyer koronavirusi.
Virusi po ashtu është përhapur në shumë vende aziatike, si dhe në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.
Ndërkaq, modelja nga Mali i Zi do jetë pjesë e Iniciativës Shqiptare për Lidership në Universitetin Harvard të realizuar nga studenti Deni Hoxha.
Kjo shoqatë ka për qëllim të tregohen histori shqiptare suksesi në media, biznes, shkencë dhe shërbim publik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.