Emina Cunmulaj është kthyer në shtëpi pasi vizitoi vendlindjen.
Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, qëndroi disa ditë në vendlindjen e saj në Tuz të Malit të Zi mirëpo tani është kthyer në shtëpinë e saj në LA.
Foton e fundit që e publikoi nga Tuzi ishte me vajzat e saj, imazh pranë të cilit i ka shkruar edhe disa fjalë.
Modelja thotë se asaj dhe vajzave do ti mungojnë shëtitjet e përditshme nëpër fusha.
“Do të na mungojnë shëtitjet tona të përditshme nëpër fusha, por mezi presim të kthehemi dhe të shohim që kjo fushë të kthehet në shtëpinë tonë të bukur …Deri Herën tjetër Mali i Zi”, ka shkruar modelja shqiptare me famë botërore, Emina Cunmulaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.