×
  • Show Time
  • Show Time

    Emri i vërtetë i Xhemi Shehut është Xhemile?

    Reporteri
    04 Qershor 2021 | 9:37

    Ndonëse ka kaluar shumë kohë nga hera e fundit që e kemi parë në ekran, Xhemi Shehu vazhdon të mbetet një nga personazhet më të dashura të showbiz-it shqiptar, e si rrjedhojë edhe interesi për të ditur rreth jetës së saj është shumë i lartë.


    Një nga gjërat që na ka bërë kureshtarë të gjithëve është emri i saj, pasi shpeshherë janë bërë aludime se Xhemi është shkurtim i Xhemile.

    Por cila është e vërteta e gjithë kësaj historie? Atë e ka treguar vetë ajo gjatë një bisede të këndshme në emisionin “Ndryshe”. Xhemi ndër të tjera ka treguar dhe emrin e saj të vërtetë.

    “O Zot prapë me këtë pyetje?! Si ka mundësi që ma bëjnë përsëri këtë pyetje? Nuk e kam kuptuar kurrë se pse njerëzit mendojnë se duke më thënë “E ke emrin Xhemile”, mendojnë se më shajnë. Çfarë të keqe ka ta kesh emrin Xhemile? E kam Xhemi! Dhe po ta kisha Xhemile s’do të kishte asnjë problem,“- tha ajo.

    Më tej Xhemi ka zbuluar dhe detaje të tjera, si psh që ka qenë babi i Elia Zaharisë ai që e ka ndihmuar në gjendjen civile.

    ‘Mami më ka thënë se kur më ka regjistruar në gjendjen civile, e ka ndihmuar babai i Elia Zaharisë. Kjo sepse ato në gjendjen civile thonin ç’është ky emër Xhemi, dhe donin të ma vini Kafaze, Pëllumbeshë,‘- shtoi Xhemi duke qeshur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!