×
  • Show Time
  • Show Time

    Enca përjeton humbjen e madhe, i ati ndërron jetë

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 10:03

    Këngëtarja Enca është duke përjetuar kohë të vështira.


    Iconstyle raporton se babai i saj, Sokol Haxhia, është ndarë nga jeta. Sokoli ka ndërruar jetë të dielën në një moshë të re, ndërkohë që shkaku i vdekjes nuk bëhet me dije.

    Këngëtarja kishte një lidhje të fortë me babain dhe këtë e tregonte shpesh edhe në intervista të ndryshme.

    Ajo nuk ka reaguar mbi ngjarjen e rëndë, por në profilin në ‘Instagram’ ka publikuar një pjesë të këngës “Ocean” të Karol G, e cila i dedikohet dikujt për të cilin do të kesh gjithmonë dashuri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!