×
  • Show Time
  • Show Time

    Enca publikon imazhe provokuese me gjoksin e ekspozuar për fansat

    Reporteri
    07 Korrik 2022 | 19:31

    Këngëtarja Enca Haxhia është e njohur për paraqitjet e saj provokuese në rrjetet sociale.

    E duket se postime të tilla, ajo i ka edhe më të shpeshta në sezonin e verës.

    Kjo pasi së fundmi, këngëtarja e hitit “A po t’pëlqen” është shfaqur mjaft e ekspozuar te pjesa e dekoltesë në videon e fundit që ka ndarë me ndjekësit në InstaStory.

    E veshur me një fustan mjaft veror, Enca u kujdes që të ekspozonte pak më shumë se që duhet nga gjoksi i saj, meqë fustani ishte i hapur pikërisht te kjo pjesë.

    Ajo është komentuar shpesh për paraqitje të tilla, për të cilat disa prej kritikëve i kanë cilësuar edhe si të tepërta.

    Megjithatë vet këngëtarja ka thënë kohë më parë në një video në Instagram se i pëlqen të bëjë paraqitje provokuese, ngase e cilëson veten si “seksi” – dhe këtu thotë se nuk ka asgjë të keqe.

    Sa i përket muzikës, e njëjta ka premtuar se shumë shpejt mund të sjellë diçka të re për fansat e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!