Këngëtarja shqiptare, Enca Haxhia, i është dashur t’i nënshtrohet një operacioni në këmbë.
Për shkak të thyerjes, ajo është dashur të ketë ndërhyrje, ndërsa edhe informoi fansat për një gjë të tillë.
Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka sjellë një video ndërsa vërehet lëndimi i rëndë i saj në këmbë.
“Katër javë nga operacioni”, ka shkruar ajo në mbishkrim.
Po ashtu, Enca nuk e ka lënë anash të shpjegojë arsyen që nuk ishte aktive në rrjete sociale, ndërsa njofton se shumë gjëra të reja po vijnë.
“Për ata që pyesin, unë theva kyçin e këmbës para katër javësh, teksa pata një operacion. Kjo është arsyeja që nuk isha aktive në rrjete sociale”, shtoi artistja.
Vlen të përmendet se “Break Down” mban titullin hiti i fundit nga ajo, që erdhi në bashkëpunim me Don Xhonin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.