×
  • Show Time
  • Show Time

    Eneda lë ‘Portokallinë’: Është momenti të sjell në jetë projektet e mia pa më shitur apo blerë askush

    Reporteri
    19 Shkurt 2021 | 13:21

    Pas lajmeve se Eneda dhe Salsano janë larguar nga “Portokallia”, vetë Eneda u përgjigj me një status të gjatë. Po, ajo nuk do të jetë më pjesë e programit, por arsyeja e vetme janë projektet personale.


    “Më duhet t’ju njoftoj se rrugëtimi im me spektaklin “Portokalli” përfundon këtu. U riktheva me mall ne ate skene kur mu propozua nga drejtuesit dhe ne një fare mënyre “E nxora mallin…” kur i thonë një fjale”, tha ajo/

    Tarifa ka thënë se është koha që të sjellë në jetë projektet e saj.

    “Por, është momenti qe te sjell ne jete projektet e mia pa me “shitur” dhe pa me “blerë” dikush (sikurse shkruhet në disa portale) dhe vazhdoj të jap kontributin tim artistik për këtë vend. Do komunikoj me ju vetëm në profilet e mia zyrtare në rrjete sociale dhe në kanalin tim në Youtube. Shihemi së shpejti. Faleminderit që jeni gjithmonë me mua dhe me keni mbështetur. Love you all !”, thënë ajo.

    Kurse Salsano ende nuk ka bërë një reagim. I vetmi fakt që dihet, është se ish-regjisori i “Portokallisë”, Altin Basha do të nisë në një tjetër televizion, një program humori.

    Lajmet lart e poshtë aluduan se si Salsano edhe Eneda mund të jenë pjesë e spektaklit të ri.

    Vetë Basha sqaroi se Jona Spahiu do të jetë prezantuesja e programit të tij. Po Salsano? A do të ketë edhe një figurë mashkullore, bashkëprezantues?

    Deri tani dihet se bashkëshortja e Salsanos, aktorja e teatrit Erjona Kakeli është pjesë e kastit të Bashës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!