Fituesja e “Këngës Magjike 2019″ u shpall Eneda Tarifa. Një pretendente e fortë ishte edhe Fifi me këngën “Marova”.
Këngëtarja kishte një grup të madh fansash dhe prisnin që ajo të ishte fituese, por kupën ia rrëmbeu Eneda me këngën “Ma zgjat dorën”.
Dolën fjalë se pas përfundimit të “Këngës Magjike” shoqëria e Fifit me Enedën mori fund. Por, këtë gjë Eneda e ka mohuar në emisionin “Mes Yjesh” në Ora News ditën e sotme.
Ajo shprehet se kjo nuk është e vërtetë, janë thjesht lajmet fake të portaleve që i përhapin këto thashetheme.
Xhesi Muçaj: A ndikoi çmimi i parë që more tek “Kënga Magjike” në marrëdhënien me Fifin?
Eneda Tarifa: Absolutisht fare, ne bëmë party dhe after party deri në orët e para të mëngjesit, këto janë thjesht “fake news” të portaleve dhe kjo është buja e madhe që i bëjnë vetë njerëzit situatës. Sigurisht Fifi do ishte e prekur sepse e priste të fitonte, por nuk kishte asgjë për t’u fryrë apo personale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.