×
  • Show Time
  • Show Time

    Era Istrefi merr vëmendje me fotografitë në bikini dhe linjat e formësuara

    Reporteri
    03 Korrik 2022 | 0:00

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi ka bërë një rikthim të madh në skenën e muzikës shqiptare pas një pauze të gjatë.

    Era tashmë ka lansuar projektet “Bebe” dhe se fundmi “Tkrkt” që po priten mirë nga publiku dhe numëron miliona klikime në YouTube.

    Por, krahas kësaj këngëtarja po vazhdon të jetë aktive edhe në rrjetet sociale e sidomos në Instagram ku ka mbi 1.4 milion ndjekës.

    Postimet që Era bën marrin çdo herë vëmendje, ashtu sic ka ndodhur me disa imazhe të radhës ku ajo u shfaq vetëm në bikini.

    Artistja e shumë hiteve shihet në disa foto mjaft provokuese e veshur në rroba banjë me ngjyrë të verdhë të kombinuar me atlete dhe çorape ngjyrë vjollcë dhe syze dielli.

    Era theksoi linjat e formësuara të trupit të cilave iu kushton një kujdes të madh dhe shfaqet përherë në formë.

    “Kisha një mysafir të veçantë që erdhi sot”, ka shkruar Era në mbishkrimin e fotografive.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!