×
  • Show Time
  • Show Time

    Era Istrefi shfaqet mahnitëse në fotosesionin e ri

    Reporteri
    21 Mars 2022 | 10:36

    Ka më shumë se 1.4 milion ndjekës vetëm në profilin e saj në Instagram, dhe Era Istrefi kujdeset që herë pas here të sjell imazhe që zgjojnë kureshtjen e tyre.

    Këngëtarja e njohur sjell imazhe të ndryshme nga karriera dhe jeta personale, dhe një fotosesion unik ajo e ka realizuar edhe së fundmi.

    Autorja e hitit ndërkombëtar “Bon bon” pozoi në disa fotografi të reja e që në fokus kishin linjat e saj të përkryera të trupit.

    E veshur me një bluz të shkurtër me mëngë të gjata dhe transparente, Era kompletoi dukjen me mini-fund të gjelbër me shkëlqim dhe një palë taka të larta me platformë me ngjyrë të bardhë.

    “Bebe”, ka shkruar Istrefi në mbishkrimin e imazheve sipër të cilave pranoi mijëra pëlqim e komente të shumta nga ana e ndjekësve.

    Ndërkohë, theksojmë që Era prej kohësh nuk ka lansuar një projekt të ri muzikor, raporton telegrafi.

    Por, pritjes së fansave si duket po i vije fundi pas javëve të fundit këngëtarja ka paralajmëruar rikthimin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!