Pas sherrit me konkurrentin e ri, Dorin, Eri u përjashtua nga “Përputhen” dy javë më parë.
Mirëpo para se të ndodhte kjo ngjarje duket se Eri ka dashur të zhvillojë një takim të veçantë me një nga vajzat.
Ai ka zbuluar se i ka kërkuar produksionit të bëjë një takim me helikopter, por ata nuk e kanë lejuar.
Eri ka mësuar se ky takim është realizuar nga një konkurrent tjetër dhe ka paralajmëruar se nëse takimi me helikopter do të transmetohet ai do të demaskojë emisionin.
“Kam marr vesh që do bëhet takimi me helikopter, që mua s’ma lejuan ta bëj takimin me helikopter për shkak se s’donin që të merrja vëmendje, nëse del takimi nesër me helikopter unë do t’ju demaskoj komplet emisionin. Kaq po ju them. Të ma dini për nder se po ju paralajmëroj”, shkruan Eri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.