Një ndërhyrje e Antonelës kundër Atdheut ka bërë që të gjithë konkurrentët t’i kthehen kundër asaj.
Ajo tha se Atdheu ishte bërë xheloz nga puthja që i kishte dhënë Mevlanit dhe prandaj nuk ishte zhvilluar një takim mes tyre.
“Ti doje të dilje me mua,” tha Antonela duke e revoltuar Atdheun i cili iu përgjigj: “Unë të kam refuzuar, ti s’ke shanse të dalësh me mua”.
Këtu ndërhyri edhe Eri i cili u nxeh duke bërtitur me të madhe: “O mashtruse tregoja të gjithëve ça më ke thënë, ti je femra më intrigante, o mashtruse, mos gënje sy për sy, se më ke shkruar në telefon, je femra që do me bë lojë këtu, po s’di ta bësh”.
Po ashtu edhe Ledjana tha se Antonela i ka shkruar edhe asaj në Instagram, që t’i kthejë follow’in.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.