×
  • Show Time
  • Show Time

    Ermal Fejzullahu: Jam bullizuar për mbipeshën

    Reporteri
    16 Maj 2022 | 17:54

    Ermal Fejzullahu ka rrëfyer gjatë një interviste që ka dhënë së fundmi, se është përballur me bullizmin për shkak të peshës.

    Këngëtari i shumë hiteve, teksa po fliste për sfidat me të cilat është përballur gjatë jetës, pohoi se është përballur me një fenomen të tillë gjatë jetës.

    “Nuk i kam marrë shumë seriozisht por shoh që sot është shumë problem.

    “Ka shumë njerëz që i njoh, të cilët bullizmi i ka lënë me shumë komplekse. Këtu fatkeqësisht nganjëherë nuk mund të kesh edhe lirinë e të shprehurit sepse të gjykojnë. Por nuk është mirë t’i bullizosh njerëzit sepse shumë njerëz në krejt botën që kanë ngelur kështu si unë trashuluq, kam vlerat e mia, kam artin tim, talentin tim që dikush tjetër ndoshta nuk e ka. Nuk bën t’i gjykosh njerëzit në pamje”, theksoi Fejzullahu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!