Sezona e dasmave ka filluar dhe me këtë të trashet edhe kuleta e këngëtarëve të estradës shqiptare.
Dhe sezonen nëpër dasma në mënyrën më të mirë e ka nisur këngëtari Ermal Fejzullahu i cili ka qenë i ftuar të këndojë në dasmën e futbollistit të njohur shqiptar, Elseid Hysaj i cili të shtunën u martua me me modelen Fiorenza Lekstakaj, ish Miss Albania në vitin 2013 në Kalanë e Rozafës.
Në një video të publikuar nga mediat shqiptare shihet se si Ermali ndërsa këndon këngën “Thërret Prizreni mori Shkodër” dhe “kallë” atmosferën brenda Kalasë, ai nga një person mbulohet me para, shkruan Reporteri.net.
Në pamje, ndërkaq shihet se Hysaj këndon me kolegët kuqezi këngë popullore dhe patriotike, i “ndihmuar” sigurisht nga Ermali. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.