Këngëtari, Ermal Fejzullahu ka folur “ankesat” e këngëtarëve për mungesë të punës këtë vit, si pasojë e Covid-19.
Ai i ka thumbuar kolegët e tij, duke thënë se Shqipëria dhe Kosova kanë shumë të varfër dhe është turp që këngëtarët të ankohen se nuk kanë pasur të ardhura gjatë kësaj periudhe.
“Këtë verë nuk kemi pasur shumë. Kolegët e mi janë lig sepse nuk kanë pasur shumë punë, por përderisa në trojet e Kosovës dhe të Shqipërisë ka shumë të varfër, për ne është shumë turp të na dëgjojë kush duke u ankuar, e duke thënë nuk kemi punë. Është turp prej Zotit, kështu që ne të bëjmë maksimumin tonë e t’i kënaqim ata. Nuk kanë lidhje pazaret, nuk kanë lidhje lekët, është turpi i botës të flasin këngëtarët për lekë”, ka thënë Ermali.
Për më tepër ndiqni videon e plotë të emisionit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.