×
  • Show Time
  • Show Time

    Ermal Mamaqi zbulon detaje nga privatësia e Jonida Vokshit

    Reporteri
    08 Korrik 2019 | 18:10

    Moderatorja e njohur Jonida Vokshi dhe partneri i saj, Besnik Krapi, kanë nisur përgatitjet për ditën kur do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.


    Celebrimi i tyre thuhet se do të bëhet në muajin shtator. Ndërkohë pak kohë më parë, u përfol se duke qenë se Jonida po ndjek karrierën në Shqipëri dhe Besniku në Kosovë, ende nuk është vendosur se ku do të jetojnë si të martuar.

    Teksa dasma e shumëpritur do të bëhet në Tiranë, thuhet se dyshja ka problem me zgjedhjen se ku do të jetojnë më pas.

    Por duket se edhe kësaj çështje i ka ardhur zgjidhja. Jonida ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një fotografi, e cila ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente.

    “Të dielat me Nikun tim në Prishtinën time”, shkruan moderatorja krahas fotos, ku vihet re një koment i Ermal Mamaqit, transmeton panorama.

    “Prishtina është e Besnikut. Ti ke Tiranën. Mos e lësho veten…”, i komenton Mamaqi. Por Jonida e ka ndarë mendjen tashmë dhe duket se po i pëlqen shumë kryeqyteti i Kosovës: “I kemi nderruar tani, Prishtina eshte e imja,Tirana e Besnikut. Keshtu qe tani e di ku me gjen?”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!