Ka nisur mbrëmjen e sotme pre-premiera e filmit të shumëpritur “2 gisht mjaltë”, që vjen me protagonistë kryesorë aktorin, moderatorin dhe producentin Ermal Mamaqi dhe këngëtaren shumë të dashur nga publiku, Elvana Gjata të cilën për herë të parë do e shohim si aktore.
Mes qytetarëve të shumtë, është edhe kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe shumë personazhe të tjerë publik.
Kujtojmë që skenari i “2 gisht mjaltë” është shkruar nga Ermal Mamaqi dhe Besnik Mustafai ndërsa regjisor i filmit është regjisori turk Emir Khalilzadeh.
Elvana ka mahnitur me pamjen në pre-premierën e “2 gisht mjaltë”, e veshur me një fustan jeshil, krah Ermal Mamaqit i cili është veshur gjithashtu me shumë shije./xing
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.