Pas shumë debatesh mbrëmjen e djeshme, gjatë spektaklit, Fifi dhe Semi bënë paqe. Semi e falenderoi Fifin dhe tha se do e falenderojë në vijim, duke pranuar se ka problem në komunikim dhe se falenderimet i bën me vepra jo me fjalë.
Ndërkohë, edhe Fifi tha se është nxituar shumë dhe se 3 javët e para nuk ka qenë vetvetja. Artistja u shpreh se është pozitive dhe nuk do që energjia negative mes tyre të vijojë.
Tashmë vajzat kanë filluar të rrinë më shumë së bashku e madje të flasin edhe për gjëra private.
Ditën e sotme Semi i tha Fifit se ruan një sekret që nuk do e tregojë kurrë. E pyetur nga Fifi nëse ka të bëjë me Donaldin dhe Borën, ajo e mohoi duke thënë se nuk lidhet me ta.
“Në momentin që prek një njeri tjetër unë nuk e tregoj dot. Se është diçka që dhemb dhe unë nuk mund të bëjë njeri të ndihet keq, aq më pak atë. Që është pika ime e dobët. Nuk lidhet me Borën dhe Donaldin. Mos pyet më…”-tha ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.