Ariana Grande ka shprehur emocionet e saj të para në llogarinë në ‘Instagram’ lidhur me pjesëmarrjen në sezonin e ri të shfaqjes me zhanër komedi dhe dramë të quajtur ‘Kidding’.
Kjo shfaqje ka si aktor kryesor Jim Carrey dhe të gjithë e dinë se këngëtarja është një ndër fanset më të mëdha të tij. Ajo publikoi një foto teksa përqafohej me Carrey dhe krah saj shprehte mirënjohjen ndaj aktorit për këtë moment special.
“Pa fjalë. Nuk kam fjalë për këtë moment. Jam mirënjohëse për eksperiencën më speciale të jetës sime”, ka shkruar Ariana në postimin e saj më të fundit. Nuk dihet ende një datë se kur do të shfaqet komedia ku pjesë e kastit do të jetë dhe Grande, por kjo pritet të zbulohet në javët në vazhdim nga vetë produksioni.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.