Këngëtarja shqiptare, Arilena Ara këtë vit do ta perfaqësonte Shqipërinë në Eurovision, por u anulua shkak i përhapjes së Covid-19.
Duke shkruar për biografinë e Arilenës, Eurovisioni ia ka huqur keq, shkruan portali GazetaBlic.
Eurovision.tv, shkruan se Arilena është armene dhe jo shqiptare.
Ky lëshim është përmirësuar pas disa orësh dhe tani në faqen e Eurovisionit fjala “Armenian” është zëvendësuar me “Albanian”.
Ndryshe, nuk ka pasur ndonjë reagim nga Arilena për këtë gabim të organizatorëve të festivalit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.