Historia e vogëlushit të “Piter Pan”, Xheison Baftit i cili jeton në kushte të vështira në fshatin Mushqeta i ka prekur të gjithë.
Mbrëmjen e djeshme, Alketa deklaroi në emision se do t’ja arrijë qëllimit për ta sjellë Xheisonin dhe familjen e tij të jetojë në Tiranë.
Moderatorja dhuroi një pjesë të pagës së saj dhe tregoi se shumë kolegë kanë dhënë kontribut për Xheisonin.
Pas deklaratës së Alketës kanë nisur me shpejtësi kontributet nga shumë njerëz në llogarinë e mamasë së Xheisonit.
Mes tyre është edhe moderatorja dhe këngëtarja Evi Reçi e cila i ka dërguar Alketës një mesazh ku i shkruan:
“Nesër kam ditëlindjen dhe preferoj që mos të marr dhurata, por të bëj. Dhe direkt nesër unë do e bëj një kontribut për nënën e Xheisonit. Më preku shumë. Zoti e bekoftë. Të përqafoj Alketë”.
“Je yll”, i shkruan Alketa.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.